PS nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme
Afati i regjistrimit të listave ka përfunduar në mesnatë, ndërsa subjekti politik, Partia Socialiste nuk është regjistruar.
Megjithëse vendimi për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje është shprehur nga Edi Rama, kjo parti pritet të mbledhë sot kryesinë për thirrjen e Asamblesë Kombëtare për të marrë një vendim zyrtar për të marrë ose jo pjesë në këto zgjedhje.
Duket se thirrja e kësaj Asambleje është një përpjekje për ta legjitimuar vendimin, pasi tashmë afati për regjistrimin ka skaduar. Pritet që sot kryetari Edi Rama t’u paraqesë anëtarëve të kryesisë mendimin e tij personal për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 15 nëntorit dhe ta shtrojë këtë çështje për diskutim. Sipas një vendimi të KQZ-së, “partitë politike duhet të paraqesin anëtarët e KQV-ve brenda datës 17 tetor, ndërsa dokumentet e kandidimit paraqiten jo më vonë se data 18 tetor”.