E Diel, 1 Nëntor 2026

Çefa i KLD nga Shkodra: Gjykatësit s’duhet të jenë tolerantë

SHKODËR - Gjykatësit duhet të tregohen të drejte dhe apak tolerantë me krimin. Ka qënë kjo deklarata e nënkryetarit të drejtësisë Elvis Çefa gjatë analizës njëvjeçare të gjykatës së rrethit gjyqësor Shkoder. Çefa evidentoi faktin se problem në gjyqësor nuk janë shifrat, por cilësia e dhënies së drejtësisë, ndërsa u ndal edhe tek problematika e vonesës së dorëzimit të fashikujve gjyqësor.

Nga anën tjetër, kryetari i gjykatës së rrethit Shkoder, Andri Ymeri, e njohu nënkryetarin e KLD- së me disa nga problematikat e kësaj gjykate.

Në gjykatën e rrethit Shkodër gjatë vitit 2012 janë përpunuar gjithsej rreth 10 mijë dosje, nga të cilat janë gjykuar 9 103 çështje dhe janë mbartur 887. Nga këto dosje, 3177 kanë qënë çështje civile, 650 penale, 4343 çështje administrative civile dhe 930 administratrive penale.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›