E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimet “Oscar” 2013, fituesit dhe surprizat

Maratone yjesh hollivudiane ajo e mesnates duke hyre e hena ne Los Angles te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Publiku shqiptar kishte mundesine qe permes transmetimit te plote nga ora 23.40 e se dieles e deri mengjesin e se henes, te ndiqnin ne Tv Klan, programin e shumepritur. Per here te pare, nata e cmimeve Oscar u transmetua edhe ne Klan HD. Mbremja Oscar u moderua per publikun shqiptar nga drejtori i Programacionit te Tv Klan, Albert Dumani. Gazetarja Rovena Rrozhani, kineasti Agron Domi, Altin Prifti, drejtor i nje rrjeti kinemash dhe prezantuesja e emisionit “Jo vetem mode” ne Tv Klan, Floriana Garo, ishin te ftuarit e Dumanit gjate maratones se cmimeve Oscar.

***

Hollivudi nderoi arritjet e vitit per filmat dhe rolet me te mire te vitit. Si cdo vit, kjo ceremoni madheshtore pati te papriturat e saj dhe jo vetem ne ndarjen e vete cmimeve. Perzgjedhja e fituesve behet nga rreth 5 mije e 800 profesioniste te industrise filmike, anetare te Akademise amerikane te Arteve, Filmit dhe Shkencave. Ceremonia sivjet u drejtua nga Seth MekFarlane. Nderkohe kjo ceremoni madheshtore u ndoq ne televizion nga gati nje miliarde njerez ne te gjithe boten. Me mendimin qe keto cmime te ndaheshin mes sa me shume artisteve, votuesit i shperndane ato mes disa filmave: Filmi "Argo" fitoi 3 statuja, nderkohe qe "Life of Pi" kryesoi me 4 cmime. Cmimi per filmin me te mire i shkoi drames per krizen e pengjeve ne Iran “Argo”, me regji te Ben Affleck-ut.," historia se si Hollyeoodi, Kanadaja dhe CIA u bene bashke per te shpetuar 6 amerikane, gjate krizes se pengjeve ne Iran, u vleresua si filmi me i mire nga Akademia. Filmi tregon rrefimin e vertete te ikjes se guximshme dhe te mencur te nje grupi diplomatesh amerikane qe fshiheshin ne rezidencen e ambasadorit kanadez ne Teheran gjate Revolucionit Islamik te vitit 1979. Ben Affleck, regjisor, producent dhe aktor ne kete film, falenderoi te gjithe artistet, ne skene dhe pas saj per realizimin e ketij sukses.“E falenderoj cdokend, qe ka punuar ne film, qe kane bere ndonje gje per te, ju falenderoj. Dua ta falenderoj Kanadane, dua te falenderoj miqte tane ne Iran, qe jetojne ne kushte te tmerrshme aktualisht”, u shpreh Affleck. Megjithese Filmi “Argo” u nderua si filmi me i mire Affleck nuk u nderua nga Akademia per kategorine e regjisorit me te mire. Ang Lee habiti nje numer te madh njerezish, duke fituar kategorine e regjisorit me te mire ne filmin "Life of Pi". Pritej gjeresisht qe regjisori Steven Spielberg, ta fitonte kete cmim per filmin "Lincoln"." Aktori anglo-irlandez Daniel Day-Leeis beri historine te dielen, kur fitoi “Oscarin” per portretizimin e presidentit amerikan Abraham Lincoln ne filmin “Lincoln” me regji te Steven Spielberg-ut. Day-Lewis behet aktori i pare qe i fiton tre cmime “Oscar” si aktori me i mire. Dy cmimet e meparshme ai i ka fituar per rolet ne filmat "My Left Foot" dhe "There Will Be Blood". Ai eshte gjithashtu mes 6 aktoreve qe kane fituar 3 “Oscars” ose me shume, qe jane Meryl Streep, Jack Nicholson, Ingrid Bergman dhe Walter Brennan. Vetem Katharine Hepburn ka fituar 4 cmime Oscar. “E di qe kam pranuar shume, me shume sesa pjesen time te fatit te mire ne jete dhe i jam mirenjohes Akademise per kete nder te mrekullueshem”, u shpreh Day –Lewis. Dhe kategorine e aktores me te mire e fitoi Jennifer Laerence per rolin e saj ne filmin "Silver Linings Playbook". Jennifer ndersa ngjitej ne skene per te marre cmimin u rrezua neper shkalle. "Ju jeni ngritur sepse ndjeheni keq per mua qe u rrezova", u tha ajo te pranishmeve ne salle. Filmi ka te beje me nje rrefim dashurie ne mes te dy te rinjve me trauma psikologjike dhe emocionale. “Faleminderit Akademise, dhe faleminderit femrave (te nominuara) per kete vit. Jeni te mrekullueshme, dhe shume inspiruese dhe jo vetem ne kete kategori, por, ka qene e mrekullueshme qe t’ju njoh, keni qene kaq te mira dhe ma keni bere kete pervoje te paharrueshme”, u shpreh Lawrence duke e marre cmimin. Ne moshen 22 vjecare, Jennifer eshte femra e dyte me e re qe fiton kete cmim, pas Marlee Matlin, e cila fitoi ne moshen 21 vjecare per filmin "Children of a Lesser God". Aktorja amerikane Anne Hathaway ka marre “Oscar” per rolin me te mire mbeshtetes ne portretizimin e Fantines ne muzikalin “Les Miserables,” te motivuar nga libri i Viktor Hygose. Anne Hathaeay eshte artistja e trete ne nje muzikal qe fiton kategorine e aktores ne rol te dyte gjate ringjalljes se ketij zhanri ne 10 vjetet e fundit. Cmimi per aktorin me te mire ne rolin dytesor iu dha Christoph Waltz-it, per portretizimin e gjermanit eksentrik, dr. King Schultz, ne fantazine hakmarrese te Quentin Tarantinos “Django Unchained.” “Mirenjohja ime e pakufishme shkon per dr. King Schultz – e natyrisht, krijuesit te tij, dhe krijuesit te nje bote inspiruese, Quentin Tarantinos”, u shpreh Waltz. Ky eshte cmimi i dyte “Oscar” qe fiton me ane te filmave te Tarantinos, pasi me 2009 po ne rolin dytesor fitoi me filmin “Inglourious Basterds”. Cmimi per filmin me te mire te huaj i shkoi produksionit austriak “Amour,” ne te cilin regjisori Michael Hanneke portretizon nje cift te vjeter qe lufton me semundje fizike dhe mendore. Ceremonia, qe zgjati 3 ore, u shoqerua me interpretimin e artisteve dhe kengetareve me te mire te Amerikes. Nje montazh per nder te 50 vjetorit te filmave te detektivit britanik, “James Bond, 007”, u pasua nga interpretimi i kenges se filmit me te fundit 007, “Skyfall”, nga kengetarja Adele, me te cilen ajo fitoi edhe cmimin “Oscar” ne kategorine e kenges origjinale.

Surpriza e mbremjes

Askush nuk priste ne Los Anxhelos qe para ndarjes se cmimit te fundit per filmin me te mire ne ekranin e madh te inkuadrohej nga zonja e pare e shtetit, Michele Obama, permes nje transmetimi live nga Shtepia e Bardhe. Ne nje rast te pazakonte, Zonja e Pare, Michelle Obama prezantoi cmimin per filmin me te mire. “Ndihem e nderuar qe mund te prezantoj nominimet e ketij viti per filmin me te mire.... Dhe Oskari shkon per …'Argon'. Urime”, eshte shprehur gruaja e presidentit Barack Obama.

Veshjet me te bukura ne tapetin e kuq te cmimeve “Oscar”

Pas cmimeve te oskar ajo qe nuk mund te na shpetoje jane edhe veshjet e vipave.

Pasi ata pergatiten shume per nje nate te tille, zgjedhin veshjet e tyre me te bukura,per te mrekulluar ne ate nate magjike. Cdo vit artistet ndryshojne stilin e veshjeve te tyre,edhe ky vit eshte nje vit ku pjesa me e madhe e tyre kane mahnitur. Prandaj le te nisim me fituesen e cmimit aktorja me e mire, e cila mbante te veshur nje fustan te bardhe, qe zbulonte me teper sensualitet bustin e saj, ndersa pjesa e poshtme vinte i fryre edhe Jennifer brenda ketij fustani ngjante si nje princeshe. Ane Hatheeay mbante nje fustan te markes “Prada”, ngjyre roze e embel, si vete Anne. Charlize Theron kishte zgjedhur te veshti gjithashtu nje fustan te bardhe Dior, me te cila dukej teper elegante. Jennifer Aniston,kishte zgjedhur per te shkelur tapetin e kuq po fustan te kuq,e cila ecte perkrah te fejuarit te saj Justin Theroux. E mrekullueshme dukej edhe bashkeshortja e fituesit Ben Afleck,Jennifer Garner,e cila mbante nje fustan te gjate deri ne fund te kembeve, ngjyre lejla. Nje tjeter bukuroshe, por ndryshe nga te tjerat ka qene vogelushja Quvenzhane Eallis, e cila mbante nje fustan ngjyre blu te “Armani Junior”. Per t’i permendur te gjitha nuk mundemi por nje gje eshte e sigurt qe kishte nje larmi ngjyrash edhe stili.

Cmimet “Oscar” 2013

Filmi me i mire: “Argo”

Aktori me i mire: Daniel Day-Lewis “Lincoln”

Aktorja me e mire: Jennifer Laerence “Silver Linings Playbook”

Aktori me i mire joprotagonist: Christopher Waltz “Django Unchained”

Aktorja me e mire joprotagoniste: Anne Hathaway “Les Miserables”

Regjisori me i mire: Ang Lee “Life of Pi”

Filmi me i mire i huaj: “Amour” (Austri)

Skenari me i mire: Quentin Tarantino “Django Unchained”

Filmi me i mire i animuar: “Brave”

Produksioni me i mire: “Lincoln”

Cmimi i kinematografise: “Life of Pi”

Kolona zanore me e mire: Mychael Danna “Life of Pi”

Kenga me e mire- Adele me “Skyfall”.

Kostumografia me e mire: “Anna Karenina”

Dokumentari me i mire: “Searching for Sugar Man”

Dokumentari me i mire me metrazh te shkurter: “Inocente”

Makiazhi me i mire: “Les Miserables”

Filmi me i mire i animuar me metrazh te shkurter: “Paperman”

Efektet vizuale me te mira: “Life of Pi”

Montazhi me i mire: “Argo”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›