Hetimet e vrasjes së Lamajt pengojnë gjyqin e Ilir Xhakes
TIRANE- Asnjë nga dëshmitarët nuk është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore ndaj Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj.
Gjykata kishte planifikuar sot dëgjimin e 7 dëshmitarëve por asnjë prej tyre nuk është paraqitur. Sipas prokurorisë “Policia gjyqësore s'ka mundur të ekzekutojë urdhër thirrjet” ndaj dëshmitarëve pasi ishte e impenjuar për hetimet e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Hetimet ishin shtrirë edhe në Durrës.
Gjyqi ndaj Ilir Xhakes zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vetë Xhakja nuk ka qenë i pranishëm.
(sg/shqiptarja.com)