E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, Jan Fisher emërohet kryeministër

Presidenti i Çekisë Vaklav Klaus ka emëruar të enjten Jan Fisherin kryeministër të ri të vendit. Fisher, i cili është drejtor i Zyrës së Statistikave, do të drejtojë qeverinë teknike në Republikën Çeke deri në zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për në muajin tetor. "Jam shumë i kënaqur që emëroj kryemnistrin e ri, dhe fundin e kësaj krizë qeveritare, të nisur para 16 ditësh", tha Presidenti Klaus. Fisher zëvendëson Mirek Topolanekun, qeveria e të cilit ra nga fundi i marsit, kur humbi votëbesimin në parlament për shkak të krizës ekonomike. Fisher do të marrë detyrën më 9 maj. Ai do të fillojë javën e ardhshme përzedhjen e ministrave të rinj për kabinetin e tij qeveritar. "Qeveria ime nuk do të jetë pa vizione, por do të punojë shumë. Ne do të përfundojmë punët e nisura. Shpresoj se qeveria do të sjellë të mira për vendin dhe do ta drejtojë me sukses atë deri në zgjedhjet e tetorit", u shpreh Fisher. Qeveria e përkohshme e Fisherit do të ketë mbështetjen e Demokratëve Civilë të Topolanek dhe rivalëve të tij, Social Demokratëve. Republika e Çekisë është kryesuese e radhës e Bashkimit Europian deri në fund të qershorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›