E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,Akuila tronditet nga dy tërmete

Vazhdon të lëkundet toka në Itali. Dridhjet nuk po e lëmë të qetë popullsinë e Abrucos, që është e tmerruar nga lëvizjet e rënda sizmike të tokës këto ditët e fundit. Një tërmet i ri 5.1 ballësh të shkallës Rihter është ndjerë në Akuila në orën 21:40 minuta, tërmet që është ndjerë edhe në kryeqytetin italian Romë. Ndërkohë Mbrojtja Civile në rajonin e Abrucos ka lajmëruar se bilanci i viktimave është rritur, duke shkuar në 287 të vdekur. Ndërkohë që numri i të plagosurve shkon në 1 500. Tëmeti ka përhapur një panic të madh në mesin e qytetarëve të Akuilas dhe zonave përreth, të prekura nga dridhjet sizmike. Në fakt, tashmë, nuk ka më asnjë qytetar të Akuilas që banon në shtëpinë e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›