E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad, i hapur për bisedime për çështjet bërthamore

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad deklroi se ai është i hapur për bisedime mbi çështjet bërthamore, nëse ato do të mbahen mbi bazë të drejtësisë dhe respektit.Ahmadinexhad i bëri këto komente gjatë ceremonisë në qytetin Isfahan, ku inauguroi reaktorin e parë iranian për karburant bërthamor. Uzina e re do të prodhojë karburant uraniumi për reaktorin që planifikohet të punojë me ujë të rëndë. Qeveritë e Perëndimit kanë shprehur shqetësime se reaktori mund të përdoret për prodhim të plutoniumit, material që mund përdoret në kokat bërthamore. Ndërkohë që Irani mohon çdo qëllim për të ndërtuar armë bërthamore. Njoftimi ka ardhur një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se do të marrin pjesë në bisedimet për programin bërthamor të Iranit, gjë që paraqet shmangie të konsiderueshme nga administrata e mëparshme. Gjashtë fuqitë e mëdha, SHBA-të, Rusia, Kina, Gjermania, Franca dhe Britania, u shprehën të mërkurën se do të ftojnë Iranin në një sesion të ri negociatash për të kapërcyer ngecjen në bisedime. Teksa Irani ende nuk i është përgjigjur formalisht ftesës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›