Çekia: Nuk do të mungojë mbështetja për Kosovën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, qëndroi në një vizitë zyrtare në Çeki. Autoritetet çeke e kanë siguruar deputetin Haliti, se nuk do të mungojë mbështetja për Kosovën.
Haliti, zhvilloi takime të ndara me Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje në Senatin e Republikës së Çekisë dhe Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Çekisë.
Haliti po ashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohjes për përkrahjen e vazhdueshme popullit dhe institucioneve çeke që dhanë në ndërtimin Kosovës moderne.
Më tej z. Haliti ka deklaruar se Kosova është faktor paqeje e stabiliteti dhe për pesë vjet u transformua në demokraci moderne multietnike.
Në këtë takim ai ka folur edhe për progresin që Kosova bëri prej shpalljes së pavarësisë dhe për të arriturat në procesin e shtetndërtimit dhe integrimeve evropiane.
Ndërkaq, senatori Jaroslav Sikaçek, nënkryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.
Ai e ka vlerësuar vizitën si një mundësi për të avancuar bashkëpunimin dhe një mundësi të jashtëzakonshme për t'u njoftuar për së afërmi për zhvillimet në Kosovë.
Më pas, senatori Sikaçek shfaqi interesim për zhvillimet në Kosovë, por edhe siguroi që do të mbështes çdo nismë në kuadër të dinamizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, z, Xhavit Haliti me senatorin Jaroslav Sikaçek, nënkryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë ./Indeksonline/