E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formohet Këshilli për zbatimin e ligjit për Hoçën e Madhe

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mori vendim që të fillojnë procedurat për formimin e Këshillit për zbatimin e ligjit për Hoqën e Madhe.

Me këtë vendim Ekzekutivi i Rahovecit autorizohet që të shpallë procedurat e zgjedhjes së dy kandidatëve nga fshati Hoqë e Madhe, si dhe t'i dërgohet shkresa zyrtare Kishës ortodokse serbe për delegimin e një përfaqësuesi.

Vendimi u miratua me 12 vota pro, dhjetë kundër dhe tri abstenime./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›