E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: Kam dalë fitues në çdo betejë

Agim Çeku, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunë së Prishtinës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ka thënë se synon fitore në kryeqytet qysh në rundin e parë.

Çeku ka thënë se garës për Prishtinën i ka hyrë me besimin se do t’i mposhtë të gjithë kandidatët e tjerë.

“Në rast se vetëm pak nuk do të besoja në fitoren time, nuk do të kisha pranuar të jem kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së. I kam hyrë kësaj gare duke besuar se do t’i mposht të gjithë kandidatët e tjerë për kryetar të Prishtinës. Jam i nderuar që lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, e shfaqi besimin për të më ngarkuar me një detyrë jo të lehtë, sepse gara për Prishtinën për mua është një sfidë e madhe dhe një betejë e vështirë. Në karrierën time kurrë nuk i kam ikur asnjë beteje dhe, pothuajse, në të gjitha betejat kam dalë fitues”, ka thënë Çeku në një intervistë dhënë “Epokës së re”.

Çeku ka thënë se misioni i tij dhe i PDK-së është për ta bërë Prishtinën evropiane. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›