Deputetët e “rebeluar” të PDK-së as me Hashimin as me Jakupin!

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës Hydajet Hyseni, Nait Hasani e Flora Brovina ende nuk janë përcaktuar definitivisht se me cilin “krah” të PDK-së janë, apo me cilin prej dy prej zyrtarëve deri dje të lartë të PDK-së, kryetarit aktual Hashim Thaçit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, të rrebeluarit Jakup Krasniqit.
Në fakt përderisa Hydajet Hysenit nuk i pëlqen pyetja se “A është me Hashim Thaçin apo me Jakup Krasniqin”, Nait Hasani, po ashtu nuk përgjigjet drejtpërdrejtë se a është me Hashimin apo me Jakupin, por përgjigjet definitivisht se “Është me Partinë Demokratike të Kosovës” . Përafërsisht kështu është përgjigjur edhe Flora Brovina, duke shtuar se pavarësisht se nganjëherë ka votuar ndryshe nga GP i PDK-së në Kuvend ajo vazhdon ta konsiderojë veten si pjesë e PDK-së.
Të kontaktuar nga “Bota sot” deputetët Hydajet Hyseni, Nait Hasani e Vlora Brovina nuk janë deklaruar qartë se a janë me Hashim Thaçin apo me Jakup Krasniqin por janë shprehur të vendosur se janë pjesë e PDK-së, shkruan sot gazeta “Bota sot”