E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku,kundër planit të Ban Ki Mun

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Agim Çeku mbështeti institucionet e Kosovës për refuzimin e planit gjashtë pikësh të Kombeve të Bashkuara. Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku theksoi se mbështet kundërshtimin e institucioneve të vendit për planin 6 pikësh të Ban Ki Moon-it. Por, ai ka deklaruar së është i pakënaqur me mënyrën se si është trajtuar ky plan nga institucionet e tona. "Reagimi i institucioneve të vendit ndaj këtij plani është i zbehtë dhe neglizhent", theksoi ish-kryeministri kosovar . Çeku ka bërë të ditur se qëndrimi i partisë së tij është që nuk mund të këtë plan tjetër për Kosovën, përveç atij të Ahtisaarit i shndërruar në Kushtetutën e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›