E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës,arrestohen dy persona për tentativë vrasjeje

Forcat e policisë së Durrësit arrestuan sot dy shtetas, njëri prej të cilëve i dënuar me tre vjet burg për tentativë vrasjeje. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Durrësit, bënë të ditur se shtetasi Çesk Gjika, 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bizë të Ishmit, u arrestua në vijim të operacionit të koduar "Peshkatari", pasi gjatë një kontrolli në automjetin me targë DR 0661 C, me të cilin ai lëvizte në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar, u gjet dhe u bllokua një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Bizë, 40 km në veri të qytetit bregdetar, u zbulua se 48-vjeçari kultivonte bimë narkotike në oborr. Gjithashtu në banesë u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 30 kapsolla detonatore dhe 1.553 gram bimë narkotike cannabis sativa. Sipas burimeve të mësipërme mësohet se po sot është arrestuar në Durrës 22-vjeçari Kreshnik Laze, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, i dënuar në mungesë një vit më parë nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet heqje lirie për tentativë vrasjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›