Medvedev i shtrin dorën Obamës

Rusia ka zbutur tonet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Nga Uashingtoni ku mbërriti për bisedimet ekonomike ndërkombëtare, Dimitri Medvedev tha se shpreson me forcë që Barak Obama do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve çdo dite edhe me tensionuara ruso-amerikane.
Ngjyrimi pajtues i fjalës së tij u reflektua me së shumti në pohimet se Moska është e gatshme të diskutojë me Uashingtonin për sistemin e mbrojtjes antirakete. "Ne nuk do të bëjmë asnje veprim, derisa Amerika të hedhë hapin e parë. Besoj se kemi shanset ta zgjim këtë problem duke rënë dakord mbi një sistem global mbrojtjeje antirakete, qoftë përmes gjetjes së një zgjidhjeje mbi programin ekzistues qe t'i vijë përshtat federatës ruse", është shprehur Medvedev.