E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelaj: Thaçi ka thënë se nuk ka të preferuar

Kandidati për degën e PDK-së në Prishtinë Lirak Çelaj thotë se nuk është i preferuari i Hashim Thaçit për këtë degë por nuk janë as rivalët e tij, Memli Krasniqi dhe Shemsi Veseli.

“Deri më sot nuk kam vërejtur nëse unë ose ndonjë tjetër ka përkrahje ose preferencë më shumë prej kryetarit të partisë Hashim Thaçi”, ka thënë Çelaj.

Ai madje shton se kryetari i partisë, i ka mbledhur për këtë punë.

“Na ka thënë shumë qartë se në të tretë jemi shokët e tij dhe nuk do të donte ta përkrahte njërin më shumë ose më pak”, ka thënë Çelaj në KTV.

Memli Krasniqi po ashtu ka mohuar zërat se ka përçarje në mes kandidatëve për këtë punë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›