E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramushi: Mediat nuk u morrën me mua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mediat nuk janë marrë shumë me të sa ka qenë në burg.

“Për rastin tim, mediat nuk janë marrë shumë por kjo është shenjë e mirë, sepse keni besuar në ligj...që kryhet puna përmes ligjit”, tha Haradinaj për Jeta në Kosovë. “Edhe mua mu kanë dhimbtë shtatë vjet, por ne kemi humbur edhe dekada. Dëshira ime është të shkojmë tutje përpara dhe jo të gjejmë elemente që na bllokojnë”.

Ndërkaq për përgjimet ai thotë se nuk është aspak i çuditur.

“Gjithkush ka përgjuar gjithkënd qe 10-të vjet në Kosovë”, tha ai. “Këtë e dinë të gjithë”.

Sipas tij shumica e përgjimeve që janë kryer, janë përdorur më pas për shantazhe.

“Të paktën unë e di që tri lloj shërbimesh, edhe ato që nuk kanë qenë zyrtare, e kanë përgjuar njëri-tjetrin, janë përdorë për shantazim, janë përdorë për gjithçka”, shtoi Haradinaj. “Kësaj here veç që kanë dalë në publik. Rasti ka dimensionet e veta të implikimit në ligj dhe implikimet politike, por për mua kjo nuk është ndonjë risi”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›