E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet kthimi i 50 familjeve në veri

Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati ka thënë se kthimi i qytetarëve në veri të Mitrovicës do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2013.

“Pritet një punë shumë e madhe, qeveria është e përkushtuar që t’i kthejë që të gjithë qytetarët që kanë humbur shtëpitë e tyre, pa dallim etnie”, ka thënë Kastrati në RTK.

Komuna do t’i kthejë edhe 50 familje deri në fund të vitit 2013.

Kryetari i degës së LDK-së, Sadri Ferati thotë se ndërtimi i shtëpive dhe kthimi i banorëve po bëhet në baza partiake./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›