E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi-Totenham 2-2, Championsi mbetet i hapur në Premier Ligë

LONDER-Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e prapambetur e javës 36-të të Premier Ligës. Çelsi nuk ka shkuar më shumë se një barazim në derbin londinez me Totenhamin, duke e lënë të hapur në dy javët e mbetura çështjen për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Ndeshja ka përfunduar në 2-2. Fillimisht ka shënuar Oskar për Çelsin, pastaj ka barazuar në 1-1 Adebajor. Në fundin e pjesës së parë ka çuar shifrat në 2-1 Ramirez, ndërsa në pjesën e dytë sërish Totenham ka barazuar shifrat, 2-2, ku Sigurdson ka lënë të hapur mundësinë e Totenhamit për në Champions.

E martë
Man. City - West Brom 1-0
Ëigan – Swansea 2-3

E mërkurë
Chelsea – Tottenham 2-2

RENDITJA
1. Man. United 85
2. Man. City 75
3. Chelsea 71
4. Tottenham 68
5. Arsenal 67
6. Everton 60
7. Liverpool 55
8. West Brom 48
9. Swansea 46
10. West Ham 43
11. Stoke City 41
12. Fulham 40
13. Aston Villa 40
14. Southampton 39
15. Sunderland 38
16. Norwich 38
17. Newcastle 38
18. Wigan 35
19. Reading 28
20. QPR 25.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›