E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Apeli vendos 1 vit burg për Berlusconin

ROME-Gjykata e Apelit në Milano ka konfirmuar dënimin me 4 vjet burg për ish-kryeministrin Silvio Berluskoni në kuadër të procesit për mashtrim fiskal mbi të drejtat televizive të Mediaset. Trupi gjykues mbështeti edhe vendimin e mëparshëm të gjykates së shkallës së parë që e ndalon kavalierin të mbajë poste zyrtare për 5 vjet.
''Gjykata e konsideron të papranueshme dërgimin e çështjes në apel nga të akuzuarit, mes të cilëve edhe Berlusconin dhe konfirmon dënimin e dhënë më 26 tetor 2012 në gjykatën e shkallës së parë'', tha kryetarja e Gjykatës së Apelit e Milanos.

Vjeshtën e kaluar, gjykata kishte dhënë dënimin me katër vjet që u reduktua menjëherë në një vit falë një amnistie.

Berluskoni u dënua në tetor të vitit të kaluar për rritje artificiale të çmimeve për të drejtat e shpërndarjes së filmave nga kompania e tij Mediaset, me qëllim shmangien e taksave. Por 76-vjeçari ka mohuar akuzat duke thënë se janë të motivuara politikisht.

Tani pritet që ish kryeministri të apeloje sërish në gjykaten e Kasacionit. Berluskoni ndërkaq po përballet edhe me një tjetër proces gjyqësor, lidhur me akuzat për marrëdhenie seksuale me një prostitute minorene, ajo që njihet si çështja Rubi dhe abuzim të pushtetit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›