"Shkodra, një tingull europian", Sequi feston me të rinjtë shkodranë
SHKODER - Në kuadër të Ditës së Europës, Drejtoria Rajonale Arsimore e Shkodrës, në bashkëpunim me Qendrën e Informimit të BE-së në qytetin verior, organizuan pasditen e sotme takimin "Shkodra, një tingull evropian”, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi.
Pasi ka ndjekur me interes programin artistik dhe ekspozitën e pikturës, përgatitur nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit, ambasadori Sequi tha se "Shkodra është një qytet, që mua më kujton shumë Europën, më kujton këtë lidhje me Europën, që nga kohët shumë e shumë më të vjetra, kur statutet e Shkodrës kanë qenë pararendëse të një prej shtyllave kryesore të Bashkimit Europian, që është liria e vendosjes dhe të të vendosurit në një qytet. Dhe, në fakt në nenin një të statutit të Shkodrës, thuhet që kushdo që vinte në Shkodër dhe respektonte rregullat dhe paguante edhe taksat, atëherë kishte të drejtë që edhe të vendosej në qytetin e Shkodrës", u shpreh ambasadori Sequi.
Diplomati i lartë vlerësoi punën në grup të nxënësve, bashkëpunimin mes tyre. "Në Europë, ajo që është e rëndësishme, janë vlerat e përbashkëta, jo kufijtë, pra jo gjërat që na ndajnë, por gjërat që na sjellin ne së bashku dhe na bashkojnë. Një europian i vërtetë nuk është domosdoshmërisht një person, i cili ka një pasaportë të BE-së, por një person i cili ndan të gjitha këto vlera, të cilat janë baza më e rëndësishme e Bashkimit Europian", tha ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
Nxënësit e shkollave 9 vjeçare të Shkodrës, i dhuruan ambasadorit Sequi një pikturë, të cilën ai e priti me shumë kënaqësi, duke pohuar se do ta vendoste në zyrën e tij, menjëherë sapo të mbërrinte në Tiranë.
(er.nu/ata/BalkanWeb)