Çelsi, fitore e spektakël, Torres sërish i frikshëm
LONDER- Kualifikimi në finalen e Champions League duket se i ka dhënë më shumë forcë Çelsit, që mposhti thellësisht 6-1 QPR-në, në një derbi tjetër të Londrës. Starrixh realizoi pas vetëm 40 sekondash, ndërsa Terri dyfishoi shumë shpejt shifrat.
Më pas ishte radha e Fernando Torres, i cili realizoi tre gola, duke mbyllur praktikisht sfidën. Spanjolli ka qenë lajmi më i mirë për trajnerin Roberto Di Mateo. Torres realizoi edhe në mesjavë golin e kualifikimit ndaj Barcelonës, duke treguar se është rikthyer.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)