Obama bën shaka me Romneyn gjatë një darke
UASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama bëri shaka me kundërshtarin e tij, Mitt Romney dhe me republikanët e Kongresit, në një fjalim të mbushur me shaka dje në mbrëmje në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Obama, për edicionin e katërt të këtij takimi elegant në kryeqytetin federal amerikan gjatë presidencës së tij, ka shtuar shpresat për zgjedhjet e 6 nëntorit të ardhshëm, gjatë së cilës ai do të dorëzojë mandatin e tij në lojë përballë kundërshtarit Romney, tashmë i siguruar për të marrë investiturën republikane.
Presidenti demokrat siguroi kështu se konkurrenti i tij kishte parë kohët e fundit filmin, "Hunger Games", ku kandidatët e mbështetur nga sponsorë të pasur vriten me njëri-tjetrin derisa të mbetej vetëm një i mbijetuar, një nënkuptim i qartë për fushatën primare, që sapo përfundoi.
Presidenti Obama foli para 2 000 gazetarëve, pronarëve të mediave, politikanëve dhe njerëzve të famshëm, duke përfshirë aktorët fitues të Oskarëve, George Clooney dhe Reese Witherspoon, të mbledhur në një sallë baleti gjigante të një hoteli.
Ai bëri të ditur kundërshtari Romney, një multimilioner, do ta cilësonte një mbledhje të tillë si një ''meze të lehtë''.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)