PS anëtarësime të reja në Sarandë, Xhafaj: Të rinjtë do rrëzojnë diktaturën
SARANDË- Turit të Partisë Socialiste për anëtarësime të reja i janë bashkuar edhe të rinjtë sarandjotë. Në takimin me të rinjtë e FRESSH, sekretari për koordinim në PS, Fatmir Xhafaj i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e ndryshimit të madh, rrëzimit të qeverisë aktuale.
“Në fakt keni një fat të dyfishtë, sepse po shkruani dhe po jetoni rininë tuaj në një moment të vështirë, po kërkoni të jeni pjesë e një ndryshimi të madh. Kur neo-diktatura ra nga pushteti ishim ne, e rrëzuam edhe ne dhe ju jeni ata që do ta rrëzoni këtë diktaturë”, shtoi ai.
Ndërkaq, sipas sekretarit për rininë dhe emigracionin Erion Veliaj, anëtarësimi në PS është një përgjigje ndaj skeptikëve për politikëbërjen.
“Fakti që jeni këtu sot do të thotë se nuk jeni njësoj si gjithë të tjerët, të merresh me politikë do të thotë që ta marrësh seriozisht jetën tënde, do të thotë të angazhohesh në disa gjëra që janë pak më të rëndësishme”, tha Veliaj.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)