E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja "Magnitski", Uashingtoni sanksionon 18 persona

UASHINGTON- SHBA-ja ka sanksionuar 18 persona, kryesisht zyrtarë rusë të dyshuar për vdekjen e avokatit, Sergei Magnitski, në vitin 2009 një vendim që do të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit.

Publikimi i pritur i të famshmes lista ''Magnitski" vjen pas disa muajsh tensionesh mes dy vendeve mbi çështjen e të drejtave të njeriut.

Emrat e 18 individëve të lindur në Rusi dhe në tre republikat e tjera të Komunitetit të Shteteve të Pavarura, por funksionet e të cilëve nuk janë specifikuar, janë vendosur në një listë të zezë të Departamentit amerikan të Thesarit.

Sipas ligjit, të gjitha të ardhurat që kanë këta persona janë bllokuar në territorin amerikan.

Personat e përfshirë gjithashtu do t'iu ndalohet viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, 15 persona kanë lindur në Rusi duke përfshirë dy në Çeçeni.

Tre të tjerë kanë lindur në Ukrainë, Azerbajxhan dhe Uzbekistan.

Këto sanksione janë ndërmarrë sipas një ligji amerikan i miratuar në dhjetor dhe që përfshin individë përgjegjës për vdekjen e Serguei Magnitskit si dhe persona të dyshuar për shkelje të rënda ndaj të drejtave të njeriut në Rusi.

Avokat i cili luftoi kundër korrupsionit në Rusi, Sergei Magnitski vdiq në burg në Moskë në vitin 2009 nga torturat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›