E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet nëndega e tetë e PDK-së në Malishevë

Karvanit të shuarjes së nëndegëve të PDK-së i janë bashkuar edhe dy të tjera. Bëhet fjalë për nëndegët në fshatin Guncat dhe Shkarashnik.

“Nëndegët e PDK-së nga fshati Guncat dhe Shkarashnik në mbledhjet e mbajtura me kryesitë e nëndegëve të tyre,pas shqyrtimit dhe analizes së gjendjes së krijuar në Komunen e Malisheves, deklarojnë si të pa arsyeshme funksionimin e tyre, njëherit të njejtit japin dorëheqje dhe i bashkangjiten Iniciatives Qytetare për Malishevën”, thuhet në njoftimin e këtyre nëndegëve.
Me nëndegët në Guncat dhe Shkarashnik u bënë gjithsej 8 nëndegë të PDK-së në Malishevë të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›