Çezena i jep shansin e fundit Bogdanit

/* */
Çezena e vitit 2012 do të lëvizë me shumë mundësi në aksin rumuno-shqiptar në sulm. Kjo është ajo që do të provojë trajneri Daniele Arrigoni kur të përballet në Udine, të dielën në mesditë. Nga ajo që u pa në miqësoren e së enjtes, të fituar 5-1 ndaj Savinjanezes (Bogdani shënoi gol), duket mjaft qartë se do të jetë radha e Erjonit, ai që do të mbështesë yllin rumun, Adrian Mutu, në ndeshjen e parë të vitit.
Çifti funksionoi thuajse në mënyrë perfekte në miqësore, me “dashin” shqiptar që shënoi, pavarësisht se nuk shkëlqeu. Në fakt, Mutu-Bogdani prodhoi edhe fitoren e pastër 2-0 ndaj Xhenoas, me Erionin që fitoi penallti në atë ndeshje.
Me vetëm 477 minuta të luajtura në këto 16 ndeshje të para, dhjetë si zëvendësues dhe tre nga minuta e parë në 13 paraqitje në total, Bogdani nuk është se ka pasur një bilanc pozitiv në prag të gjysmës së sezonit.
Gjithsesi, penalltia e fituar kundër Xhenoas, ishte një sinjal i mirë se Bogdani mund të jetë ende i dobishëm për skuadrën e tij, por nga ana tjetër, sulmuesi shqiptar është larg të qenit ai sezonit të kaluar, kur me tetë golat e tij ndihmoi skuadrën të fitonte pikë të rëndësishme dhe të mbijetone në Serinë A, duke zhvilluar lojëra bindëse dhe një impenjim maksimal, krejt ndryshe nga tani, që nuk është shumë bindës, duke u treguar efikas vetëm kur ka luajtur nga minuta e parë.
I vendosur keq në gjeometrinë e re bardhezi, shqiptari e di se klubi ka qëllim që ta shesë dhe, për këtë e diela mund të jetë një shans i artë për t’u dëshmuar drejtuesve dhe trajnerit se e meriton akoma fanellën e Çezenës.