Ambasadori italian i shkruan De Biazit: Shkëlqe me Shqipërinë!

/* */
Një letër me karakter kortezie, tepër miqësore, por me një domethënie të madhe brenda. Ndoshta edhe nga një përvojë e hidhur e së kaluarës, kur para dhjetë vjetësh, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhuzepe Dosena, e braktisi atë në mënyrë të turpshme në tetor të vitit 2002. Dhjetë vjet më pas, Shqipëria ka sërish një trajner italian. Xhani De Biazin.
Ambasadori i ri italian në Shqipëri, Masimo Gaiani, i ka dërguar një kartolinë urimi në fund të vitit 2011, pikërisht trajnerit të ri kuqezi, bashkatdhetarit të tij, Xhani De Biazi. Letra, që u bë dje publike nga Federata Shqiptare e Futbollit përmban pak radhë urimi miqësor për teknikun, por edhe besimin që De Biazi do të jetë i suksesshëm në krye të Kombëtares shqiptare. “Zoti Xhani, do doja t’ju përgëzoja për detyrën e rëndësishëm që i’u është besuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, si drejtues i ekipit Kombëtar të Shqipërisë”, thuhet në rradhët e para të letrës. Për ambasadorin, merita është e gjitha e karrierës së shkëlqyer të De Biazit si trajner në futbollin italian, ku Xhani drejton një skuadër nga viti 1992.
“Kjo detyrë është mbi të gjitha rezultat i karrierës tuaj brilante dhe meritave të fituara në fushë, në shumë vite punë, por njëkohësisht është edhe një dëshmi e vlerësimit të përgjithshëm që i bëhet profesionalizmit italian në të gjithë botën”, thotë mes të tjerave ambasadori italiani, Massimo Gaiani, edhe ai i ri në detyrë në vendin tonë. Gaiani vazhdon duke vlerësuar se ky emërim është edhe rezultat i marrëdhënieve speciale mes dy vendeve tona. “Në fund, jam i bindur që emërimi juaj në krye të përfaqësueses së Shqipërisë është edhe provë e raporteve speciale që Shqipëria dhe Italia kanë në këtë fushë, ashtu si edhe në fusha të tjera”, shkruan Gaiani.
Ky i fundit i kërkon në letrën në fjalë edhe një takim “që do të shërbejë për të shkëmbyer opinionet tona”, përpara se ta mbyllë letrën e vet me një urim ngushtësisht profesional. “Jam i bindur që nën udhëheqjen tuaj ekipi Kombëtar i Shqipërisë do të përmirësohet në arenën ndërkombëtare. Ju uroj një 2012 sa më të qetë dhe plot me suksese”, e mbyll letrën e tij dërguar Xhani de Biazit, ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani. Trajneri italian 55-vjeçar pason në bankinë kroatin Josip Kuzhe, pas mosrinovimit të kontratës së tij të fundit, për shkak të prishjes konsensuale të marrëveshjes me FSHF-në. De Biazi është një teknik me përvojë bankine nga viti 1992, në nivel klubesh, duke drejtuar emra të tillë si Torinon, Livornon, Kozencën, Karpin, Modenën, Breshian, Levanten (në Spanjë) dhe së fundi Udinezen (2009, skuadra e tij e fundit). Ndeshja e parë miqësore e De Biazit në stolin e Shqipërisë do të jetë ajo kundër Gjeorgjisë (më 29 shkurt 2012, në Tbilisi), ndërsa ajo zyrtare do të jetë kundër Qipros (7 shtator 2012, në Tiranë).
Kush është Ambasadori Gaiani?
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani, është lindur në Adis Abeba të Etiopisë, në vitin 1956. Gaiani ka hyrë në diplomaci më 1982. Që nga viti 2005, ka qenë këshilltar diplomatik i Ministrit për Politikat e Bashkimit Evropian, detyrë që e ka kryer edhe me ndërrimin e ministrave. Është emëruar gjithashtu, Koordinator i Zyrës së Sekretarisë së Komitetit Ndërministror për punët e Bashkimit Evropian. Jashtë Italisë, ka shërbyer në Konsullatën kanadeze të Montrealit, ku është marrë me çështje tregtare e, më pas, në Përfaqësinë e përhershme të Italisë pranë Komunitetit të atëhershëm Ekonomik Evropian dhe në Ambasadën italiane në Uashington. Në Ministrinë e Jashtme, ka punuar në Drejtorinë e Punëve Ekonomike, në Sekretarinë e Përgjithshme, në Drejtorinë e Integrimit evropian dhe në Drejtorinë e Personelit. Në Shqipëri, ai i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bamir Topi, më 7 dhjetor 2011.
Trajnerët italianë në Shqipëri
Xhani De Biazi është trajneri i katërt italian që arrin të sigurojë një kontratë pune në Shqipëri. Tre të parët janë: Xhuzepe Dosena (me Kombëtaren shqiptare), Ticiano Gori (Erzeni, Partizani) dhe Leonardo Menikini (Tirana). Në fakt, historia italiane e futbollit shqiptar nisi gati 80 vjet më parë, kur Mbretëria Shqiptare për të bërë sportin dhe futbollin në Shqipërinë e viteve 1930, pati edhe ndihmën e italianëve Lisoni, Rati, Xaniki, Vitali, etj. Gjithsesi, pas Kampionatit të 7-të Kombëtar (1937), gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, pati disa ndeshje miqësore me skuadra të sajuara, me përfaqësues të ushtrisë italiane. Interesant mbetet fakti, se portieri italian Xhakomino Pozeli, arriti të vishte fanellën e ekipit të Flamurtarit dhe të Kombëtares shqiptare, madje duke dalë edhe Kampion i Ballkanit me kuqezinjtë, në tetor të vitit 1946.
Ikja e turpshme e Dosenës nga Shqipëria
Italiani Xhuzepe Dosena ishte dhe i pari në serinë e gjatë të trajnerëve të huaj të emëruar nga FSHF-ja, përmes presidentit Armand Duka. Dosena mbërriti në Shqipëri për të pasuar të shkarkuarin Sulejman Demollari (prill 2002, pas humbjes 2-0 me Andorrën), i fundit trajner shqiptar që ka drejtuar përfaqësuesen. Pa asnjë mundësi për ndeshje miqësore ndëkombëtare: zhvilloi një miqësor me Breshian (1-0) dhe një me Kosovën (1-0), Kombëtarja nën drejtimin e Dosenës barazoi me Zvicrën (1-1, 12 tetor) në Tiranë dhe humbi në transfertë me Rusinë (4-1, 16 tetor 2002). Italiani u “arratis” pa lënë të paktën një letër lamtumire, ndërkohë që FSHF ia mori me gjyq një pjesë të parave që i kishte dhënë. Përpara se të merrte Shqipërinë, Dosena kishte drejtuar Ganën dhe kishte qenë ndihmës i Cezare Maldinit te Paraguai në Kupën Botës 2002. Mbahet mend si një “tradhtar” i besimit të FSHF-së. Dosena e argumentoi largimin e tij si pasojë e “presioneve të vazhdueshme të ardhura nga një pjesë e shtypit lokal”. “Presione që më kanë hequr qetësinë e domosdoshme për të zhvilluar punë time”, - tha ai gjatë një interviste pas largimit nga Shqipëria.