E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Skena Up” shpërblen Spanjën

Festivali tradicional i filmit të shkurtër, “Skena Up” në natën finale ka shpërbyler disa filma.
Me çmim special është shpërblyer Spanja. “L’absende” ka qenë filmi që e ka fituar këtë çmim. Regjisori i “L’absente”, Albert Perez duke shprehur mirënjohjen për çmimin tha se do të lobojë për njohje të Kosovës.

“Kosova është një vend i mrekullueshëm. Jam i vetëdijshëm që Spanja nuk e ka njohur Kosovën, sapo të kthehem atje do t’u trogoj miqve të mi dhe do të loboj për ju”
“Fantazia” është shpërblyer si shfaqja më e mirë. Kurse çmimin “Adriana” e ka rrëmnyer Rumania.

Edhe pesë çmime të tjera iu ndanë filmave të ndryshëm.
“Skena up” është festival tradional ndërkombëtar që mbahet në Prishtinë. Sivjet, pjesëmarrës ka pasur edhe prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›