Çfarë nuk parashikojnë programet
Dikur, Von Moltke, i vjetri, shef shtabi i ushtrisë prusiane, thoshte se “planet e luftës të bëra në kohë paqeje, nuk vlejnë as dhjetë minutat e para të betejës”... Mbase e njëjta gjë vlen për programin e PS-së në ditët që vijnë. Të paktën në muajt e parë, punët e saj do të jenë ndryshe nga sa ka planifikuar. Një ndër imperativët e kohës, është mbyllja e rrugëve të hapura nga qeveria “Berisha”. Nuk mund të gjesh një të tillë në Shqipëri që të fillojë e mbarojë normalisht. Do të duhen para për të likuiduar firmat punuese, dhe këto përllogaritet se janë rreth 200 milionë euro. Duhen mbyllur punimet, e më pas sinjalistika, e cila thuajse nuk ekziston. Vetëm kjo e fundit, zë rreth 25% të vleftës së një rruge, nga kuptohet se do të duhen thuajse po aq para sa janë shpenzuar deri tani, për t’i përfunduar këto rrugë. Dhe mazhorancës nuk i vlejnë politikisht, pasi ua ka pirë lëngun Berisha, pa lënë shteg për inaugurime të tjera.
Rrugët janë fillimi. Ndërtimi i infrastrukturës, hedhja e parave në punë publike, njihet si mënyra klasike për të dalë nga kriza. E përdori Hitleri, megjithëse me rezultate të dyshimta suksesi; po ashtu edhe Rusvelti në SHBA, duke e nxjerrë vendin nga kriza. Por qëllimi parësor i investimit publik, nuk është hedhja e parasë, për hir të zhbllokimit të ingranazhit, por sa i shërben për më tej ekonomisë. Në Gjermani dhe SHBA, rrugët lidhën qytete të cilat po “plasnin” nga prodhimi, ndërsa infrastruktura ishte e sklerotizuar dhe e shekullit të 19-të. Problemi që i lind Shqipërisë, është se pas gjithë kësaj paraje të hedhur në asfalt, kush do të qarkullojë në to. Shpjegimi i Berishës se “rruga afron prodhimin me tregun” është semplist, pasi qytetet tona nuk kanë industri, ndërsa fshati ka ekonomi autarkike, ku nëse nuk do të ekzistonte emigracioni, bujqit shqiptarë nuk mund të kapin fundin e vitit. Ndaj, duhet të shpiket prodhimi në qytete dhe fshatra, sfidë sa politike aq edhe ekonomike, që shkon përtej vitit të parë qeverisës, për të mos thënë tej mandatit.
Nëse do të shikosh strukturën e import-eksportit shqiptar, vëren se jemi një popull që importojmë më shumë se eksportojmë, çka do të thotë se diferenca mbushet me para që dalin jashtë vendit. Struktura e eksportit, është e një vendi të botës së tretë, ku peshën e luanit e zënë lëndët e papërpunuara ose industria fasone. Që do të thotë se është ekonomi e bazuar tek puna e dorës e pakualifikuar. Rrugëdalja nga kjo prapambetje, mbetet problemi më i vështirë i programimit të së ardhmes. Studimet e fundit të historisë ekonomike, kanë sintetizuar se industrializimi i kombeve ka nisur nga zhvillimi i industrisë tekstile. Kështu ishte me Anglinë e shekullit të 18-të, pastaj me Francën post napoleonike, e më vonë me Gjermaninë, SHBA-në dhe ardhur në kohët e sotme, me Indinë, Kinën dhe më e fundmja, Turqia. Mund të jetë edhe rruga jonë. Por duhet veçuar se bëhet fjalë për zhvillimin e një industrie me cikël të mbyllur, dhe jo si fasonët tanë.
Sfida tjetër është bujqësia. Duke abstraguar nga problemet e pronës që janë mbytëse për iniciativën e lirë, fshatari shqiptar ka sipërfaqe të vogël toke, që nuk i mundëson futjen e teknikës moderne. Për mungesë planifikimi ose mekanizmi kontrolli të tregut, ai detyrohet të mbjellë pak dhe nga shumë varietete, duke hamendësuar se cili do t’i shitet. Pas kësaj vjen mungesa e grumbullimit të prodhimit, çka bën që shpesh, prodhimi bujqësor të prishet në depo. Kjo e detyron fshatarin të shndërrohet në tregtar dhe të dalë dhe shesë vetë mallin. Ky hap i dytë, ka zhdukur specializimin e ngushtë të punës, i cili është edhe çelësi i suksesit të ekonomive bashkëkohore. Një defekt tjetër i këtij sektori, është mungesa e sigurimit të prodhimit bujqësor nga shteti në rast katastrofash natyrore. Dhe e fundmja, për sa lejojnë pak radhë, por më e rëndësishmja, sistemi i ngritur nga ne, presupozon që çdo fshatar, është një kapitalist, apo tregtar, çka është baza e dështimit. Qenia kapitalist apo tregtar, është një dhunti që e gëzojnë pak njerëz. Të mendosh se çdo fshatar është edhe tregtar, ke planifikuar falimentin. Ky është një gabim që është bërë gjatë 23 vjetëve pas rënies së sistemit komunist, dhe nuk është bërë asgjë për të gjetur rrugën e re të kapitalizmit bujqësor shqiptar.
Sa më sipër, përjashto rrugët që duhet të mbyllen shpejt, janë problematika që kanë të bëjnë me strategjinë, por që duhet të fillojnë të ndërtohen sot. Jo vetëm tek ne, por edhe në botë, prioritetet e politikës janë t’u japë zgjidhjeve problemeve imediate. Ndryshimi me ne, është se planifikimet strategjike janë bërë që një shekull përpara. Ndaj ka ardhur koha që dikush të mendojë politika afatgjata, duke ngritur grupe pune dhe financuar institute studimore. Në të kundërt vetëm se shtyhet problemi, duke bërë që të përjetojmë më fort krizën që na ka zënë, dhe humbur shpresën për një zgjidhje të varfërisë sonë të trashëguar nga brezi në brez.