Lotito: Berisha është portier i yni, kjo nuk mund të diskutohet
Presidenti i Lacios, Klaudo Lotito, iu kundërpërgjigj deklaratave të fundit të drejtorit sportiv të Kievos, Xhovanni Sartori, që një ditë më parë ishte shprehur se Etrit Berisha nga muaji janar do të jetë futbollist i skuadrës veroneze. "Berisha është blerë nga Lacio vetëm në bazë të rregullave. Dua t'u kujtoj të gjithëve se unë jam një njeri që i respektoj ligjet. Etrit Berisha ishte lojtar i shoqërisë suedeze Kalmar, ndërsa bisedimet e tij me Kievon nuk na interesojnë. Portieri shqiptar ka nënshkruar me Lacion, pasi prishi një kontratë që skadonte në 2014. Hymë në bisedime me Kalmarin dhe jo me Berishën, por më pas arritëm marrëveshjen edhe me të. Paguam një çmim për kartonin e tij dhe nuk e kuptoj se ku kemi gabuar", - thotë numri një i Lacios.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)