Çfarë po e lidh Beyonce-n me Oscar?

Beyonce thuhet se do të jetë në mesin e performuesve në Academy Awards 2013.
Producentët e eventit kanë konfirmuar të premtën se do të nderojë disa nga filmat muzikorë të dekadës së fundit. Filmi “Dreamgirls” ku rol ka edhe Beyonce bashkë me Jennifer Hudson, Anika Noni Rose dhe Eddie Murphy do të jetë pjesë e kësaj ngjarje.
Filmi “Dreamgirls” kishte pasur 8 nominime në vitin 2007 dhe nga to fitoi 2 çmime, përfshirë këtu edhe atë për aktoren më të mirë në rolin dytësorë, të cilin e mori Jennifer Hudson.
Duke qenë se do të jetë pjesëmarrëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, thuhet se Beyonce mund të marrë edhe një propozim për të interpretuar. /Indeksonline/