Së shpejti, Vesa me "24 orë"

Këngëtarja Vesa Luma, e cila po shijon lidhjen e dashurisë me Gerald Xharin, i njohur si Big Basta, është duke punuar në realizimin e projekteve të reja muzikore. Ajo ka paralajmëruar publikimin e një videoklipi për këngën me titull "24 orë".
Ndërkohë, atë që njihet si "Dita e te dashuruarve", Vesa dhe Bigu do ta festojnë në skenë, meqë tashmë kanë konfirmuar një mbrëmje muzikore të përbashkët, më 14 shkurt, në Elbasan. /Indeksonline/