"Fiksimi" i Bleros

Këngëtari Blerim Muharremi, i njohur si Blero, ditëve të fundit ishte prezent në media, në saje të një sërë shkembimesh të akuzave e ofendimeve me vajzat e emisionit ''Thumb".
Por tani, ai është përqendruar në projekte të reja muzikore, ndërsa ka paralajmëruar publikimin e videoklipit të tij të ardhshëm. "Fiksimi im" është titulli i këngës, xhirimi i videoklipit të së ciles ka përfunduar sot.
Nga fotografia e publikuar në rrjete sociale, shihet se në sheshxhirim, Blero ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, aktorja Teuta Krasniqi. /Indeksonline/