E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti i paftuar , pezullohen 3 agjentë të sigurimit



Tre oficerë të sigurisë janë pezulluar për rastin e dy personave që mundën të hynin në Shtëpine e Bardhë të paftuar dhe duke kaluar pa problem pikat e kontrollit. Shefi i shërbimit sekret amerikan Mark Sullivan, ka deklaruar se problemi në sektorin e sigurisë, ishte neglizhenca. Megjithatë presidenti Obama është shprehur se ka besim në këtë agjensi të sigurisë. Vendimi për pezullimin nga detyra të agjentëve të sigurisë, pasoi vendimin për masat e marra nga Shtëpia e Bardhë, për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla . Çifti i paftuar hyri në ambientet e Shtëpisë së Bardhë ndërsa po zhvillohej një darkë për nder të kryeministrit Indian. Së fundmi, u njoftua se shumë shpejt do të ndryshojnë procedurat që rregullojnë qasjen e personave të jashtëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›