Çikago, në qendër të takimit, Afganistani e roli global i NATO-s
ÇIKAGO - Presidenti Barack Obama mirëpret këtë fundjavë udhëheqësit e NATO-s në Çikago, për një takim që do të përqendrohet në situatën në Afganistan, ndarjen e përgjegjësive dhe sfidave të tjera me të cilat përballet aleanca.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po tërhiqen nga Afganistani në bazë të një afati kohor sipas të cilit të gjitha forcat e huaja luftarake do të tërhiqen më 2014.
Pavarësisht sulmeve të sofistikuara të talebanëve, NATO thotë se forcat afgane të qeverisë janë në rrugën e duhur për të marrë mbi vete përgjegjësitë e sigurisë.
Presidenti Obama në fillim të këtij muaji tha.“Në Çikago, koalicioni ynë do të vendosë një objektiv që vitin e ardhshëm forcat afgane të jenë në krye të operacioneve luftarake në mbarë vendin. Trupat ndërkombëtare do të vazhdojnë me trajnimin, këshillimin dhe ndihmën për afganët, dhe do të luftojnë së bashku me ta kur është e nevojshme. Por ne do të zhvendosemi në një rol mbështetës, ndërkohë që afganët marrin përgjegjësitë”.
Por aleanca përballet me vendimet për aftësinë e saj për t’u marrë me sfidat e reja në kushtete e shkurtimeve në buxhetet e mbrojtjes.
Një tjetër problem i madh është mbrojtja nga raketat dhe ndërtimi i një mburoje amerikane për t’u mbrojtur nga Irani. Rusia e kundërshton këtë program. Megjithatë, NATO-ja synon ta ndërtojë sistemin e mbrojtjes nga raketat.
Në Çikago, udhëheqësit e NATO-s do të diskutojnë mbi mësimet e nxjerra nga misionet në Afganistan dhe Libi. Takimi i Çikagos do të jetë hera e parë në 13 vjet që udhëheqësit e NATO-s takohen në Shtetet e Bashkuara.
(er.nu/voa/BalkanWeb)