E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, 25-vjeçari tenton vetëvrasjen, rëndë në spital

KUKES - Një 25 vjecar, banor i fshatit reglumë ne rrethin e Kukesit, ka tentuar sot t’i japë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se “ngjarja e rëndë ka ndodhur sot mbasdite, kur Altin Duraku, 25 vjec, pasi ka konsumuar pije alkoolike në njërin prej lokaleve të fshatit me disa bashkëfshatarë të tij, ka konsumuar edhe një sasi ende të papërcaktuar fostoksine ne banesën e tij.”

Të parët që e kanë konstatuar gjendjen e rënduar shëndetësore të 25-vjecarit ishin familjarët, të cilët menjëherë e kanë dërguar djalin në spitalin civil të qytetit të Kukësit.

Mjekët pasi kanë parë se gjendja e tij është mjaft e rëndë kanë vendosur ta nisin me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë, janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›