E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ fushatë ndërgjegjësimi për kursimin e energjisë

TIRANE - Kompania “CEZ Shpërndarje” ka nisur prej disa muajsh një fushatë ndërgjegjësimi për një konsum të përgjegjshëm dhe më të dobishëm të energjisë elektrike.
Por cilat janë këshillat që kompania CEZ jep për ta bërë më të lehtë marrëdhënien e konsumatorëve me energjinë që ata konsumojnë.

“Një nga gjërat kryesore që duhet të bëjë një konsumator i energjisë elektrike është të sigurohet që ambienti ku jeton të jetë i mirë izoluar. Si në verë edhe në dimër kjo këshillë vlen sepse izolimi i shtëpisë do të thotë një konsum më i vogël i energjisë për ngrohjen dhe për ftohjen, sepse nxehtësia rri më gjatë në një ambient të izoluar mirë. Edhe për paisjet elektroshtëpiake është shumë e rëndësishme që të kemi parasysh se tashmë në treg ka paisje të klasit A plus, të cilat reduktojnë dukshëm konsumin e energjisë elektrike.”- shpjegojnë specialistët e CEZ.

Sipas specialistëve, mjafton që konsumatorët të krijojnë disa zakone në aktivitetet e tyre të përditshme dhe rezultati do të shihet në fund të muajit, në kursimin që do të jetë pasqyruar dukshëm në kilovat/orët e konsumuar.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›