E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiljeta: Bebin tim do e shihni në klipin e ri

Kanë mbetur vetëm edhe dy muaj deri kur këngëtarja, Çiljeta Xhilaga do të të bëhet nënë për herë të parë. Ajo tashmë ka zbuluar se pret të sjellë në jetë një djalë madje, ka treguar se beben do e quajë, Fernando.

E ftuar në emisionin për fëmijë, “Njëmijë e një pse” në, Top Chanel, Çili ka zbuluar edhe një detaj tjetër për beben e saj. Ajo tha se djali i saj , dotë jetë pjesë e klipit të ri që ajo do ta sjellë gjatë verës së ardhshme.

“Nuk e di nëse do t’i kushtojë këngë djalit tim por, në korrik do ta sjell klipin e ri dhe djali im do të jetë pjesë e klipit”, është përgjigjur këngëtarja ndaj pytjeve të fëmijëve se, a do ti kushtojë bebit të saj ndonjë këngë.


E vënë përballë pyetjeve të fëmijëve të, “Njëmijë e një pse”, këngëtarja ka zbuluar shumë detaje edhe nga fëmjëria e saj e hershme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›