I dhuron një mi dhuratë fanses

Një fans i Justin Bieber ka marrë në duar një copë nga zemra e tij, miun e tij të vogël.
18 vjeçari e bëri ofertën e madhe gjatë një sesioni ku jepte autografe, pas performancës sëtij në Jingle Ball në Atlanta.
Pasi pozoi për fotot derisa vajzat bërtisnin me sa zë kishin ai nënshkroi autografet me njërën dorë derisa me tjetrën mbante brejtësin e tij të dashur.
Në një qast ai i thotë një fanses: “A do të kujdesesh për Pac” dhe ajo i përgjigjet “Unë do të kujdesem për të”.
Thuhet se këngëtari e pati të vështirë të ndahet nga Pac. Ata të dy kanë qenë të pandarë që kur Justin e adoptoi atë në muajin tetor. Ata kanë udhëtuar bashkë. Shpresojmë që Pac të gjej një shtëpi të mirë dhe të mos përfundoj duke u shitur në eBay. /Indeksonline