Çiljeta sfilon me djalin në pasarelë
Çiljeta Xhilaga ka qenë ndër të ftuarat e nderit në 5-vjetorin e themelimit të revistës “Aurela Style”. Përveç pjesëmarrjes në koktejin e organizuar për këtë rast, Çiljeta sfiloi në pasarelën e improvizuar për këtë rast. Por surpriza e vërtetë e sfilatës, nuk ishte parakalimi i saj në pasarelë, as performanca në këngë, por shoqëruesi i veçantë i saj.
Çiljeta u shoqërua nga djali i saj, Fernando, i cili e ndoqi të plotë performancën e mamit, në krahët e gjyshes Majlinda. Surpriza ishte e papritur edhe për të ftuarit, të cilët e përcollën me duartrokitje të forta këtë skenë të këndshme. Por Çiljeta nuk ishte e ftuara e vetme në këtë aktivitet. Personazhe të tjera të showbiz-it parakaluan në tapetin e kuq dhe uruan administratoren e “AS”, Aurela Hoxhën, për organizimin e këndshëm dhe për punën e bërë në gjithë këto vite.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)