E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku Beogradit: Ndaloni lojërat!

Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku ka porositur politikanët në Beograd që të ndalojnë lojërat.

Ajo në llogarinë e saj në Twitter ka thënë se “politikanët në Serbi e dinë saktësisht se për çfarë jemi pajtuar”.

“(Marrëveshja) është nënshkruar. Tani duhet zbatimi”, ka komentuar Çitaku marrëveshjen e 19 prillit, plani i zbatimit i së cilës do të diskutohet më 7 maj në Bruksel.

Serbët e veriut të Kosovës po kundërshtojnë marrëveshjen për normalizim raportesh mes Kosovës e Serbisë dhe kanë kërkuar që për zbatimin e saj të vendoset në referendum.

Por, zyrtarët e Qeverisë së Serbisë duken më të vendosur për zbatimin e saj, pasi ajo i hap rrugën Serbisë në proceset integruese./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›