E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 vjeçarja përdhunohet në autobus

 Një grua e moshës 30 vjeçare u përdhunua në një autobus në qendër të Rio De Janeiro në Brazil, nga një bandit i armatosur i cili kishte grabitur më herët edhe persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodh vetëm pak ditë pasi një turiste amerikane u përdhunua në grup nga persona të armatosur.

Agresori pasi vodhi pasagjerët, i ngjeshi në fund të autobusit dhe abuzoi seksualisht me gruan pranë shoferit, ndërsa pistoletën e mbante mes dhëmbëve.

Autori i kësaj ngjarje zbriti nga autobusi pranë portit, jo shumë larg qendrës dhe humbi gjurmët e tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›