E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: Edhe ne dëshirojmë të vizitojmë Preshevën

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se qeveria e Kosovës është e hapur për një vizitë të kryetarit serb në Kosovë.

Çitaku ka shkruar në rrjetin social twitter se “Qeveria e Kosovës është e hapur për një vizitë të kryetarit serb në Kosovë, por edhe ne duam të vizitojmë shqiptarët në Preshevë”.

Ndërkohë, presidentit serb, Tomislav Nikoliq, i është refuzuar vizita në Manastirin e Graçanicës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se kërkesa u refuzua me arsyetimin se vizita të liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›