E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria afgane liroi 80 talibanë

Autoritetet afgane kanë thënë se kanë liruar 80 të burgosur, të cilët janë kapur në operacione kundër talibanëve dhe grupeve të tjera.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se një total prej 1 200 të burgosurish do të lirohet në javët e ardhshme.

Lirimi i tyre besohet se do t’u ndihmojë përpjekjeve për paqe dhe pajtim midis talibanëve dhe qeverisë qendrore.
Autoritetet e Afganistanit kanë marrë përgjegjësinë e burgjeve nga ushtria e Shteteve të Bashkuara qysh në shtator të vitit të kaluar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›