Çitaku: Serbia gati të pranojë marrëveshjen

(E plotësuar) Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku përmes rrjetit social “Twitter”, ka dhënë sinjale se Serbia është afër pranimit të marrëveshjes.
“Siç duket Serbia ka reflektuar dhe mund të pranojë marrëveshjen e propozuar nga Ashton! Lajme të mira”, ka shkruar Çitaku në “Twitter”.
------
Baronesha Ashton, ka përfunduar takimet bilaterale me kryeministrat Thaçi dhe Daçiq. Mediat serbe raportojnë që Serbisë i është ofruar tjetër propozim-marrëveshje, e cila thuhet të jetë më e favorshme se e herës së kaluar.
Pala serbe në Bruksel ka marrë një ofertë më të favorshme kur bëhet fjalë për policinë dhe çështjet e sigurisë, njofton gazeta Blic duke u thirrur, siç thotë në burime diplomatike në Bruksel.
Siç ka thënë burimi kësaj, bisedimet edhe kësaj here janë të shumë të vështira edhe pse Brukseli e Prishtina kanë lëshuar pak pe.
--------
Baronesha Ashton ka filluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Daçiq, në kuadër të takimeve bilaterale me palët.
--------
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me të arritur në Bruksel, para takimit me Baroneshën Ashton, është shprehur optimist në arritjen e marrëveshjes.
Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës ka ardhur me qëllimin më të mirë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
“Kjo marrëveshje do të nënkuptonte fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe prespektivë evropiane për të dy popujt tanë.Ajo do të ishte në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shpresoj që edhe Serbia do të reflektojë dhe do të punojë në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka theksuar se ka ardhur koha të lihet mbrapa e kaluara dhe të shikohet nga e ardhmja.
“Mjaft kemi pasur konflikt një shekullor, është koha për paqe”, është shprehur Thaçi, pak para takimit bilateral me Ashton.
-----------
Baronesha Ashton ka filluar takimin me Kryeministrin Thaçi, në kuadër të takimeve bilaterale me palët. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e zyrës së Ashton, Maja Kocijanqicq.
---------
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaci e Ivica Daçiq, pritet të takohen sot në Bruksel për të “zhbllokuar” procesin negociator, dhe arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.
Thirrja e radhës për takim sy-në-sy të delegacioneve, është bërë për të arritur një pajtim të dëshirueshëm mbi një kompromis të ndërsjell, siç e ka quajtur mikpritësja, shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.
Para takimit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rikonfirmuar gatishmërinë e tij për arritjen e në marrëveshjeje, e cila nuk shkel vijat e kuqe të Prishtinës zyrtare, që asociacioni i komunave serbe në veri të ketë pushtet ekzekutiv, sikur edhe ishte paraqitur në draft-marrëveshjen që ka hartuar Brukseli zyrtar.
Në delegacionin serb ndërkaq, kryeministrit Daçiq janë edhe zëvendësit i tij Aleksandar Vuçiq e Suzana Grubjeshiq.
Takimi i sotëm është i nënti me radhë, prej se baronesha Ashton ka marr vet përsipër udhëheqjen e dialogut Prishtinë-Beograd, dhe e ka ngritur atë në nivelin më të lartë politik. /Indeksonline/