E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horrori në Boston ende pa të dyshuar

Askush ende nuk ka marr përgjegjësinë për shpërthimet në maratonën e Bostonit, thotë Byroja Federale e Hetimeve, FBI.

Hetuesit po ashtu thonë se dyshojnë që shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga pajisje që i ngjan një tenxhereje me presion, që ishin bart me çanta shpine.

Dy bombat që shpërthyen të hënën vranë të paktën 3 veta, në mësin e të cilëve edhe një fëmijë 8 vjeç, dhe plagosën më se 170 të tjerë.

Presidenti amerikan Barack Obama ka sqaruar se shpërthimet po hetohen në pistën e një akti terrorist.

Obama ndërkaq pritet të vizitojë Bostonin ditën e enjten, sipas paralajmërimeve nga Shtëpia e Bardh./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›