Çitaku merr mbështetjen e Qeverisë daneze

Çitaku merr mbështetjen e Qeverisë daneze
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Ministrin për çështje Evropiane në Qeverinë e Danimarkës, Nicolai Wammen, ku diskutuan më në detaje për përkrahjen e Qeverisë Daneze për Kosovën, në kuadër të negocimit të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi dhe procesit të liberalizimit të vizave.
“Minsitrja Çitaku siguroi Ministrin Danez se të gjitha institucionet shtetërore kanë vendosur agjendën Evropiane, dhe në veçanti procesin e liberalizimit të vizave në qendër të punës së tyre ditore”, bënë të ditur Ministria e Integrimeve Evropiane në një komunikatë për media
Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me fokus të veçantë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ndërlidhur me këtë çështje, në veçanti u diskutua agjenda Evropiane e Kosovës, përmbushja e kritereve afatshkurta për fillimin e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asocimi dhe progresi në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimit të vizave”.
Ministrja Çitaku tha se do të jetë rrugë e gjatë dhe me shumë sfida.
“Kosova duhet të adresojë shumë probleme të cilat janë akumuluar me dekada mirëpo ne jemi të bindur se në rast se do të arrijmë ta ruajmë unitetin e brendshëm politik për agjendën evropiane dhe në rast se arrijmë ta ruajmë shkallën e lartë të përkushtimit që e kemi demonstruar posaçërisht pas publikimit të studimit të fizibilitetit dhe përcaktimit të kritereve afatshkurtra Kosova do të mundet që në vitet në vijim të shënojë hapa edhe me konkret drejt anëtarësimit në BE.
Po ashtu, Kosova duhet të përqendroj resurset në politikat e saja zhvillimore dhe në reforma”, përfundoi Ministrja Çitaku.
Nga ana e tij Ministri Danez, Wammen ka thënë se Danimarka, marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë po ,e shoh si një fillim të ri, një mundësi për bashkëpunim, normalizim dhe përmbushje të ëndrrave jo vetëm për të ardhmen e gjeneratave të reja të Kosovës dhe Serbisë,
“Duke pare nga perspektiva Daneze, është shumë me rëndësi të shohim këtë zhvillim shumë të rëndësishëm sepse ne edhe gjatë Presidencës Daneze kemi punuar shumë për të marrë hapat e parë të rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur që përkushtimin palëve me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton e bërë të mundur arritjen e kësaj marrëveshje”, ka thënë Wammen. /Indeksonline/