Çitaku nuk qet fall për datën e liberalizimit të vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku nuk ka dhënë datë se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm nëpër shtet e Evropës. Ndërkohë zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian, ia kanë rikujtuar institucioneve të vendit që duhet të çrrënjosin korrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar në mënyrë që të lëvizin lirshëm.
Se a mund të ndodh që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në vitin 2014, ministrja Çitaku ka thënë se nuk jep datë për këtë.
“Jo, unë nuk e kam ndërmend me qit fall. Nuk më takon mua të flas në këtë vend për datën kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë dhe pa viza”, ka thënë Çitaku.
Ajo pohoi se, më KE-në është arrit pajtimi se, aq sa është evidentë suksesi e progresi, po aq janë evidente sfidat. /Indeksonline/