E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqaj ministër i Financave, AKR-ja merr Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik

Besim Beqaj ka gjasa se mund ta ndërroj ministrinë. Ai po përmendet is njeriu që mund të shkoi në krye të Ministrisë së Financave, pas largimit të Bedri Hamzës.


Burime të Indeksonline të afërta më kryeministrinë thonë se vendin e Bedri Hamzes do ta zë, ministri aktual i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ndërsa ministrin e Beqajt, do ta marrë Aleanca Kosova e Re.

“Jemi pajtuar që në vend të Bedri Hamzës të shkoi Besim Beqaj, këtë do ta bëjmë publike, pas datës 17 shkurt. Kurse, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, do ta udhëheq AKR-ja, pasi ia kemi “borxh” një ministri”, ka bërë të ditur ky burim për Indeksonline, duke mos përjashtuar edhe disa lëvizje tjera në Qeveri.

Por, se kur do të bëhet emërim i Ministrit të Finance, këtë dukët që e di vetëm kryeministri Hashim Thaçi.

“Nuk kam informata”, ka thënë Zëvendës kryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, i pyetur rreth emërimit të Ministrit të Financave.

E, zëdhënësja e AKR-së, Donika Surdulli, tha për Indeksonline se, AKR me kohë do të bëj publike të gjitha zhvillimet e reja.
Kalimi i Agim Çekut në PDK pati tendosur raportet në koalicionin qeverisës, pasi AKR-ja po kërkon nga partneri me i madh qeverisës edhe një ministri duke qenë se dikasterin që ka udhëhequr Çeku ka qenë e KKR-së

Për këtë partia e Pacollit i pat dërguar një letër me disa kërkesa kryeministrit Hashim Thaçi, duke ia bërë me dije se nëse nuk përmbushen kërkesat e parashtruara atëherë do ta shqyrtojnë pozitën tyre në koalicionin qeverisës. /M.B/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›