Çmimet “Grammy”, triumfon Adele

23-vjeçarja u nderua mes të tjerash me çmimet për këngën dhe singëllin më të mirë (“Rolling in the Deep”) si dhe me albumin e vitit (“21”).
Ajo falënderoi mjekët që e operuan në kordat vokale duke i bërë të mundur ngjitjen sërish në skenë. Mbrëmjen e djeshme u pa qartë se mjekët kanë bërë një punë të shkëlqyer: zëri i Adeles është rikthyer.
Në kategorinë “rock” dominoi grupi “Foo Fighters”, që me këngën e tyre “Walk” morën pesë çmime.
Fitues të tjerë (mbi 75 kategori për të cilët u ndanë çmime) ishin edhe Keni Uest dhe Jay-Z në kategorinë “rap”; Ledi Antebellum për albumin më të mirë “country” me ‘Own the Night’; Teilor Suift për këngën e saj “Mean”; Bon Iver si artisti i ri më i mirë.
Ndarja e çmimeve “Grammy” në “Staples Center” të Los Anxhelesit filloi me një homazh për Uitni Hjustonin, këngëtaren 48-vjeçare që u gjet e vdekur të premten në një hotel të Beverli Hills.
/Start/E.B/
2012-02-13 13:10